Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Karnavalet

Fundjava rikthen karnavalet në Korçë

Edhe këtë vit Korça do të çelë sezonin turistik me festën e karnavaleve. Aktiviteti i kthyer në traditë do të bëjë bashkë grupe të shumta nga qyteti por edhe nga shtete të tjera. Kjo festë do të organizohet të shtunën. Festa do të kulmojë me paradën e pasdites që do të përshkojë të gjitha rrugët...

Qershor 3, 2026

Djegia e dordolecit mbyll karnavalet në Shkodër

Shkodra i dha fund Karnavaleve me një nga momentet më simbolike të festës tradicionale, djegien e dordolecit. Ritual që shënon përfundimin e javës festive, përfaqëson lënien pas të së vjetrës dhe hapjen e një cikli të ri me dritë dhe energji pozitive. Për një javë me radhë, rrugët e qytetit u kthyen në skenë parade,...

Shkurt 15, 2026

Ancelotti protagonist në Karnavalet e Brazilit 

Carlo Ancelotti mori pjesë për herë të parë në Karnavalet e famshme në Brazil. Trajneri italian, i cili duket se është integruar plotësisht në realitetin brazilian, u prit me entuziazëm mes muzikës, ngjyrave dhe atmosferës elektrizuese të karnavaleve. Gjatë festës ishte i pranishëm edhe këngëtari i njohur Leo Santana, i cili nga skena iu drejtua...

Shkurt 15, 2026

Karnavalet, spektakël shumëngjyrësh në Shkodër

Shkodra përjetoi një nga netët më të veçanta të Karnavaleve, me një paradë unike karrosh, dritash dhe personazhe të shumtë që pushtuan rrugët kryesore të qytetit. Ngjyrat, kostumet kreative dhe energjia e pjesëmarrësve e kthyen qendrën e Shkodrës në një skenë të hapur festive. Spektakli kulmoi me një mapping show në fasadën e Bashkisë së...

Shkurt 14, 2026
Karnavalet në Gjirokastër

Fundjava rikthen karnavalet në Gjirokastër

Këtë fundjavë në Gjirokastër do të mbizotërojë atmosfera e karnavaleve. Janë tri ditë festë që kulmojnë të dielën. Do të organizohen aktiviteteve të shumëllojshme, ndërsa në qendër janë kryesisht fëmijët. “Programi do të finalizohet në datën 23 Mars, ku paradite do të kemi pjesëmarrje të animatorëve të ndryshëm, face painting, argëtim, performance dixhej, dhe do...

Mars 20, 2025

Karnavalet në Shkodër mbledhin turistët

Karnavalet dhuruan një spektakël të veçantë në Shkodër! Për herë të parë, parada e karrove dhe dritave krijoi një atmosferë magjike, duke mbushur qytetin me gjallëri dhe argëtim. Shkodranët dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria përjetuan një festë unike, ku tradita dhe kreativiteti u ndërthurën në një festim të paharrueshëm. Festimet u mbyllën me djegien...

Shkurt 23, 2025

Korça çel sezonin me paradën e Karnavaleve

Kjo ishte pamja këtë fundjavë në rrugët e Korçës. Kostume të veçanta, maska të shumëllojshme, tematika dhe mesazhe nga më të ndryshmet. Edhe edicioni i 17 i Karnavaleve gjallëroi qytetin. Nuk morën pjesë vetëm vendas, por edhe të ardhur nga shtete të ndryshme si Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. “Ne jemi...

Qershor 9, 2024

“Luftë me miell” në Greqi, tradita që daton nga shekulli i 19-të

Qindra qytetarë u mblodhën në një qytet grek dhe hodhën miell ndaj njëri-tjetrit si pjesë e një tradite të vjetër karnavalesh. Kjo ngjarje  vjetore në Galaxidi, rreth 200 km në perëndim të Athinës, shënon fundin e sezonit të karnavaleve dhe fillimin e periudhës 40-ditore të Kreshmës deri në Pashkët Ortodokse. “Sot është kaos, është Lufta e Miellit, ju...

Mars 19, 2024