Mbreti Charles i ka hequr vëllait të tij më të vogël, Andrew, titullin e princit dhe e ka detyruar të largohet nga shtëpia e tij në Windsor.

Njoftimi u dha nga Pallati Buckingham, duke kërkuar të distancojë familjen mbretërore prej tij për shkak të lidhjeve me Jeffrey Epstein.

Andrew, 65 vjeç, djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të sjelljes së tij dhe përfshirjes së tij në skandalin seksual Epstein. Më herët këtë muaj ai u detyrua të hiqte dorë nga titulli i Dukës së Jorkut.

Charles ka ndërmarrë të tjera veprime duke ia hequr të gjitha titujt, dhe tashmë vëllai i tij do të njihet si Andrew Mountbatten-Windsor.

Në njoftimin zyrtar, Pallati Buckingham tha se Andrew do të largohet nga rezidenca e tij në Windsor dhe do të transferohet në pronën Sandringham, në Anglinë lindore. Ndërkohë, princi Andrew ka mohuar të gjitha akuzat. Megjithatë, lidhjet e tij me Epstein i kanë dëmtuar reputacionin publik.

Vendimi i mbretit shënon një nga lëvizjet më dramatike kundër një anëtari të familjes mbretërore në historinë moderne britanike.

Klan News

/tvklan.al