Andy Burnham do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë, pasi fitoi mbështetjen e 349 deputetëve laburistë.
Ai u mbështet nga të gjithë anëtarët e kabinetit aktual të Keir Starmer, duke e bërë të pamundur që ndonjë rival të sigurojë mjaftueshëm firma për ta sfiduar atë.
Deputeti i ri i Makerfield mori 27 vota pro shtesë të hënën, duke e çuar totalin e tij nga 322 javën e kaluar në 349.
Burnham tani do të zëvendësojë Starmer si udhëheqës i Partisë Laburiste të premten përpara se të kalojë dyert e ndërtesës nr. 10 në Downing Street dhe të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme.
Përpara zyrtarizimit ai ka shtuar përpjekjet për të unifikuar laburistët e për të afruar të gjithë deputetët e partisë pas dhëheqjes së tij.
Në një fjalim të mbajtur të martën në mbrëmje Burnham premtoi se të gjitha emërimet javën e ardhshme do të pasqyrojnë idenë se çdo degëzim brenda partisë do të jetë i përfaqësuar në bazë të kontributit, përvojës dhe angazhimit.
Pesë nga politikat kryesore të Andy Burnham do të jenë decentraizimi, taksat, BE, strehimi dhe mbrojtja.
/tvklan.al












Botërori 2026 