Angli-Kroaci, pjesa e dytë
Mbyllet ndeshja.
Akordohen 6 minuta shtesë.
84’- GOOOOOL ANGLIA 4-2! Marcus Rafshord i futu nga stoli, ia del të shënojë të katërtin pas një kundërsulmi të shpejtë. Vuloset fitorja e anglezëve.
84’- Zgjohet Kroacia, e cila hidhet në sulm në kërkim të barazimit.
76’- Pranë golit të barazimit Kroacia. Pickford bën pritje të shkëlqyer ndaj Pasalic.
74’- Kthim i gabuar i topit nga kroatët, Livakovic del dhe largon me vështirësi.
57’- Livakovic është i pakalueshëm. Portieri i Kroacisë ndal dy gjuajtje të forta nga Harry Kane.
56’- Sulme asfiksuese nga Anglia. Livakovic i habit të gjithë me dy pritje të njëpasnjëshme.
52’- Çfarë pritje nga Livakovic. I mohon golin e katërt mesfushorit Rice.
48’- Nuk ndalet Anglia. Livakovic ndal Bellingham, ndërsa nga goditja e këndit O’Reilly provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
47’- GOOOOOL ANGLIA 3-2! Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para. Jude Bellingham rikthen avantazhin e anglezëve, me një gjuajtje të fortë nga e djathta.
45′- Starton pjesa e dytë.
Angli-Kroaci, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë!
45+4’- GOOOOOL KROACIA 2-2! Nuk kanë fund emocionet. Musa rikthen baraspeshën, pas një asisti perfekt të marrë nga Perisic me kokë.
Akordohen 5 minuta shtesë.
42’- GOOOOOL ANGLIA 2-1! Harry Kane tund rrjetën sërish. Sulmuesi fiton duelin pas një goditje këndi dhe me kokë dyfishon shifrat.
36’- GOOOOOL KROACIA 1-1! Supergol nga Baturina, me një predhë nga jashtë zone. Lojtari i Comos merr një asist perfekt nga Sucic dhe ia del të barazojë shifrat.
31’- Madueke hedh një top në zonë për Bellingham, i cili nuk ia del ta shtyjë në portë.
24′- Ndërpritet ndeshja. Pak pushim për lojtarët në fushë.
16’- Pranë golit të dytë Anglia. Madueke futet në zonë, por e ndal Pasalic në momentin e fundit.
12’- GOOOOOL ANGLIA 1-0! Harry Kane nuk gabon te tentativa e dytë, të cilën e ndal në rrjetë. Zhbllokohet menjëherë sfida.
11’- Përsëritet penalltia. Livakovic kishte kaluar vijën.
10’- Livakovic bën heroin për Kroacinë. Portieri pret gjuajtjen e Kane nga penalltia.
9’- Penallti për Angli. Modric gabon gjithçka dhe godet Madueke. Arbitri nuk ka dyshime dhe akordon 11 metërsh.
8’– Vjen tentativa e parë e Anglisë. Harry Kane përfiton nga një top në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila devijohet në këndore.
3’- Pranë golit Kroacia. Krosim i Perisic nga goditja e këndit, Sutalo i pambuluar gjuan keq mbi portë.
0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pickford, O’Reilly, Stones, Konsa, James, Rice, Anderson, Gordon, Madueke, Bellingham, Kane.
Kroacia: Livakovic, Sutalo, Vuskovic, Gvardiol, Perisic, Sucic, Modric, Stanisic, Pasalic, Baturina, Musa.
Anglia fiton në spektaklin e golave, mposhtet Kroacia













Botërori 2026 