Autoritetet spanjolle po evakuojnë pasagjerët nga anija turistike “MV Hondius”, e ankoruar pranë ishullit Tenerife, pas shpërthimit të një rasti me hantavirus në bord.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bëri të ditur se ekipet mjekësore kanë hipur ne anije për të kryer kontrollet përfundimtare shëndetësore dhe për të organizuaar zbarkimin gradual të pasagjerëve.
Sipas autoriteteve, shtetasit spanjollë do të jenë të parët që do të largohen nga anija. Ata do të transportohen në grupe prej pesë personash me mjete të vogla lundruese drejt bregut, ku më pas do të transferohen me autobusë të izoluar drejt aeroportit lokal.
Qeveria spanjolle ka konfirmuar se pasagjerët do të dërgohen në Madrid me avion ushtarak, duke theksuar se gjatë gjithë operacionit nuk do të kenë kontakt me publikun.
Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë pasagjerët në bord të pajisur me maska mbrojtEse, ndërsa anija qëndron e ankoruar pranë Portit të Granadillas në Tenerife.
Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë bërë të ditur se asnjë prej pasagjerëve nuk ka shfaqur deri tani simptoma të infektimit, por të gjithë kondiderohen kontakte me rrezik të lartë dhe do ti nënshtrohen testimeve mjekësore.
Më pas, pasagjerët do të transportohen drejt aeroporteve përkatëse dhe do të rikthehen në vendet e tyre të origjinës nën masa të rrepta sigurie shëndetësore.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve deklaroi se rreziku për popullatën e gjerë mbetet i ulët.
Hantavirusi transmetohet zakonisht nga brejtësit, megjithëse në raste të rralla mund të përhapet edhe nga njeriu tek njeriu.
Një video e publikuar nëë rrjetet sociale nga njëri prej pasagjerëve, tregon detaje nga brenda anijes, ku thotë se nuk ka asnjsë rrezik dhe kjo nuk është një pandemi e re apo koronavirus.
“Vetëm shtatë persona nga 149 u sëmurën pavarësisht faktit se kaluam 35 ditë së bashku në anije,” shtoi ai, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 