3Nuk ka shqiptar që të mos e dije se çfarë është droni. Ky mjet fluturues që u bë i famshëm në ndeshjen Serbi – Shqiperi, këtë herë është përdorur, po për një çështje shqiptare. Arkeologë dhe specialistë italianë realizojnë për herë të parë fotografi nga ajri të qytetit antik të Adrianopolosit dhe Antigoneas në Gjirokastër. E nëse në rastin e parë objektivi i dronit ishte ulja e këtij flamuri në këtë rast është realizimi i shkrepjeve që japin informacion për mbi dhe nëntokën e vendbanimimit të hershëm.

Robert Perna Koordinator – Universiteti i Maçerates, Itali: “Më në fund Antigonea ka një planimetri arkeologjike. Kemi zbuluar të dhëna të reja mbi strukturën nëntokësore. Janë tejet të rëndësishme pasi na japin informacion 3d të rilievit”.

Për arkeologun italian, është koha e përdorimit të teknologjisë së lartë pasi gërmimet në zonat arkeologjike kërkojnë kohë. Sitet arkeologjike nuk duhet të etiketohen si vetëm të vizitueshme, por të shfrytëzohen nga banorët përreth, për ngjarje kulturore, spektakle dhe zhvillimin e zanateve të ndryshme.

Tv Klan