Nata finale e “Your Face Sounds Familiar” ashtu siç pritej ka nisur me mjaft surpriza të cilat janë shoqëruar me shumë duartrokitje.

Fituese e këtij superspektakli, e vlerësuar për të gjitha performancat e përcjella që nga nata e parë është shpallur Anxhela Peristeri.

13383944_10154253984009826_1703431577_o

Mbrëmja u hap nga Endri Prifti. Ndonëse nuk ka qenë i pranishëm në skenë, ai ka ardhur me një performancë të regjistruar, duke interpretuar një prej hiteve të grupit legjendar Pink Floyd, “Another brick in the wall”.

1

Ndërsa Adelina Tahiri ka ndezur skenën e Televizionit Klan me këngën “Wild Dance” të Ruslanës.

ruslana

Pas transformimit të bujshëm si Pit Bull, Rozana Radi, në natën finale vjen këtë herë si Adriano Celentano me “24 Milla Bacci”, duke rrëmbyer edhe zemrat e publikut, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet.

Vetë Rozi e konsideroi pjesëmarrjen në këtë show një eksperiencë tepër të veçantë dhe u shpreh e keqardhur që përfundoi.

13351051_10154253643554826_908628120_o

Kastro Zizo interpretoi “Bomba” të King Africa. Arjan Çani e komplimentoi performancën e tij, e cila solli mjaft alegri në skenë

. “Kastro është si Rozana në versionin mashkull. Pavarësisht moshës brenda tij qëndron një fëmijë”-

tha ai.

Edhe pjesëtarët e tjerë të jurisë nuk i kanë kursyer komplimentet e tyre për këtë performancë mjaft argëtuese.

kastro

Magji ka sjellë Anxhela Peristeri, nën interpretimin “At last” të Etta James.

Çani, përmes batutave, është munduar të balancojë komentet mjaft pozitive të pjesëtarëve të tjerë të jurisë për këtë prezantim dinjitoz të Anxhelës, duke i thënë: “

Ti nuk di të këndosh Anxhela”.

anxhela

Një tjetër konkurent në garë, Besnik Qata, ka sjellë “Beat it” të Michael Jackson, një performancë e shkëlqyer, e cila është vlerësuar nga paneli i jurisë.

“Kur ka vdekur Michael Jackson kam qarë”-

tha Besniku.

Pavarësisht interpretimit mjaft të bukur, ai u shpreh se Jackson mbetet një artist i pakrahasueshëm dhe se nuk është në gjendje të afrohet me të.

besniku

E transformuar në legjendën e muzikës klasike Luciano Pavarotti me “Nessun dorma” , Era Rusi ka dhuruar një performacë plot emocion dhe tepër të gjallë.

era

Ajo ishte transformuar, jo vetëm nga pamja e jashtme si Pavarotti, por e solli atë edhe me zërin e saj mjaft potent, duke përmbyllur garën e performancave.

yf 2

Pas interpretimit të shtatë artistëve, momentet gazmore kanë mbushur sallën.

Përmes një videoje janë transmetuar pjesët më gazmore dhe më pikante të këtij spektakli, që në fillim të tij, duke përfshirë batutat, performancat dhe çdo emocion që ky program ka sjellë për të gjithë shikuesit e Televizionit Klan.

Sigurisht nuk kanë munguar edhe momentet gjatë provave, duke shfaqur kështu një tjetër anë të artistëve, të panjohur nga publiku.

yf

Raundi i dueteve ishte një pjesë mjaft interesante e këtij spektakli. Rozana dhe Adelina erdhën në duet me një performancë si kurrë më parë. Seksi dhe provokuese, dy artistet performuan këngën e Jennifer Lopez, “Booty”.

duet 1

Një duet që ka përcjellë mjaft emocione ka qenë edhe interpretimi i Besianit dhe Era Rusit nën interpretimin e “Say something”, të A Great Big World ft. Christina Aguilera.

duet 2

Kastro Zizo dhe Anxhela Peristeri kanë ardhur në duet me interpretimin e “Cheap Thrills”  të Sia ft. Sean Paul.

sea

Në fund, të gjithë artistët erdhën me një kolazh, me “New York, New York ”, që u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.

kolazh

Një tjetër moment tepër i bukur i mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e anëtares së jurisë, Bleona Qereti, që solli një performancë tepër të veçantë . Ajo interpretoi “Where have you been” të Rihanna-s, duke ndezur skenën e “Your Face Sounds Familiar”.

bleona

Pas saj, Rozana Radi ka shkaktuar mjaft të qeshura për publikun, teksa ka imituar Bleonën me këngën “Mandarinë”.

rozi

Surpriza e kësaj nate të madhe ishte edhe performanca e moderatores, Alketa Vejsiu, e cila erdhi si një princeshë me “Feel the light” të Jennifer Lopez. Kjo performancë e mahnitshme, që përcolli mjaft emocion, ka qenë zgjedhja e dy fëmijëve të saj, pohoi ajo.

alketa2/tvklan.al