Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin që mbylli në qeli Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, duke rrëzuar kërkesat e tyre për liri.
Ata mohuan në Apel akuzat se janë autorë të vrasjes së Fatbardh Licit në 10 Gusht 2018-ës në qytetin e Shkodrës.
Nga ana tjetër SPAK kërkoi lënien e tyre në të njëjtën masë sigurimi.
Prokuroria e Posaçme thotë se ka arritur të dokumentonte që vrasja e Fatbardh Licit, ishte organizuar pasi Behar Bajri bënte përgjegjës, Ibrahim Licin, nipin e Fatbardhit për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe të gruas së tij.
Dy të fundit u vranë në makinë në sy të fëmijës së tyre të mitur në korrik të po atij viti dhe ishin njohje e ngushtë e Bajrit.
Në dosje hetimore, SPAK ka renditur dhjetra përgjime dhe pamje të kamerave të sigurisë nëpërmjet të cilës kanë kapur lëvizjet e makinës së autorëve.
Këto të dhëna, hetuesit i kanë miksuar edhe me komunikimet në aplikacionin SKY që konfirmojnë sipas tyre konfliktet mes Bajrave dhe Licëve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
