Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fatbardh Lici

SPAK merr në dorë sagën e vrasjeve të Shkodrës

6 ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018 janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e një sage hakmarrje mes fiseve Bajri dhe Lici në kryeqendrën e veriut. Konkretisht janë duke u kryer hetime mbi shpërthimin e një sasie eksplozivi në Janar të 2018 në lagjen Partizani, katër...

Mars 24, 2025

Apeli lë në burg Bajrat për vrasjen e Fatbardh Licit

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin që mbylli në qeli Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, duke rrëzuar kërkesat e tyre për liri. Ata mohuan në Apel akuzat se janë autorë të vrasjes së Fatbardh Licit në 10 Gusht 2018-ës në qytetin e Shkodrës. Nga ana tjetër SPAK kërkoi lënien e...

Mars 20, 2025
Safet Bajri

Apeli refuzon lirimin e Safet Bajrit

Safet Bajri ka kundërshtuar përgjimet e SPAK në lidhje me vrasjen Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2018. Ai ka deklaruar se ka qenë në restorant dhe në diskotekë ditën kur është vrarë Lici. Bajri theksoi para trupit gjykues se më pas ka ikur në shtëpi nga rruga që kalon gjithmonë. Pasi dëgjoi dëshmitë...

Mars 20, 2025
Safet Bajri

Dosja, si u ndez konflikti mes Ibrahim Licit dhe Astmer Bilalit

Kombinimi i përgjimeve nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe bisedat në aplikacionin Sky ECC kanë arritur të bindin SPAK se Behar Bajri, Safet Bajri dhe Astmer Bilali janë të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018-ën. Sipas SPAK, vrasja është planifikuar nga Behar Bajri, i cili përgatiti konfliktin mes Astmer Bilalit dhe Ibrahim...

Mars 16, 2025
Dosja e SPAK për Safet Bajrit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Klan News ka siguruar dosjen hetimore të vrasjes së Fatbardh Licit në Gusht të 2018 në qytetin e Shkodrës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur itinerarin që ka ndjekur automjeti i përdorur nga autorët. Sipas dosjes hetimore SPAK deklaron se Asmer Bilali dhe Safet Bajri janë nisur mëngjesin e datës 10 Gusht të 2018-ës...

Mars 14, 2025
Safet Bajri

Gjykata lë në burg Safet Bajrin

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Safet Bajrin. Pas rreth një orë e 30 minuta seanca, gjyqtarja Etleva Deda vendosi që ai të hetohet nën masën e “arrestit në burg”. Safet Bajri akuzohet nga SPAK se së bashku me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin planifikuan dhe organizuan vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas Prokurorisë së...

Shkurt 24, 2025

Kush është “i forti” Safet Bajri

Arrestimi i Safet Bajrit ishte ngjarja më e përfolur ditën e sotme, pas urdhrit të ardhur nga GJKKO. I akuzuar për një sërë veprash penale, mes të cilave dhe përfshirjen në ekzekutimin e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, “i forti” i Shkodrës u shoqërua nga Forcat RENEA. Në një intervistë për Drini...

Shkurt 21, 2025
Momenti i arrestimit të Safet Bajrit

Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, forcat RENEA kanë arrestuar në Shkodër, Safet Bajrin, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai u dërgua fillimisht në komisariatin e këtij qyteti, ku pas procedurave, u nis nën shoqërimin e forcave speciale, drejt Tiranës. Ky është momenti kur Bajri futet në drejtorinë e policisë së kryeqytetit. Siç...

Shkurt 21, 2025