Ministri i Jashtëm iranian, Abas Araghci ka zbuluar për herë të parë detaje mbi sulmin ajror amerikano-izraelit të ditës së parë të luftës, ku u vra udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas tij goditja nisi pas orës 09:00 ndërsa zyrtarët më të lartë iranianë po zhvillonin takime në Ministrinë e Inteligjencës.
Araghchi po informonte zëvendësshefin e stafit të Khameneit, Ali Hixhazi kur ndërtesa u godit nga tre shpërthime të fuqishme duke treguar se SHBA-ja dhe Izraeli kishin informacion të saktë për vendndodhjen e drejtuesve iranianë.
“Pas shpërthimit, tavani, muret dhe gjithçka u shembën mbi ne. I kapa dorën z. Hixhazi dhe ecëm përmes trarëve, dërrasave dhe copave të drurit, duke dëgjuar thirrjet për ndihmë. Uji po rridhte nga tavani. Gjithçka ishte shkatërruar. Më në fund dolëm jashtë dhe pashë se pjesë të ndryshme të kompleksit ishin goditur”, tha Araghchi.
Araghci zbuloi gjithashtu se Irani kishte përgatitur një plan emergjent, të koduar si “Kodi 110”, për mbylljen e Hormuzit në rast se udhëheqësi suprem do të ishte objektiv i një sulmi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
