Argjentina ka ndezur motorët për debutimin në Botëror kundër Algjerisë.

Kampionët në fuqi të botës kanë mundur 3-0 Islandën në miqësore, ku trajneri Skaloni bëri eksperimente në formacionin zyrtar.

Siparin e golave e ngriti talenti Valentino Barko në minutën e 8 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë u aktivizua Lionel Messi duke larguar të gjitha dyshimet për dëmtimin.

Kapiteni është gati për Botërorin dhe i mjaftuan vetëm dy minuta në fushën e lojës për të shënuar me penallti.

Ky ishte goli i 117 në 199 ndeshje të luajtura me fanellën e Argjentinës për Messin.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Tiago Almada në fundin e sfidës duke treguar se “Albiccelestet” janë gati për të mbrojtur fronin e botës.

Argjentina është pjesë e grupit J të Botërorit së bashku me Algjerinë, Jordaninë dhe Austrinë.

/tvklan.al