Teksa mungon vetëm 1 ditë nga fillimi i kampionatit botëror të këtij edicioni dhe shumë kombëtare ëndërrojnë trofeun e lakmuar të Kupës së Botës, të tjerë futbollistë synojnë objektiva dhe rekorde në historinë e futbollit.
Lionel Messi dhe Kilian Mbappe janë dy lojtarët në qendër të vëmendjes.
Përveçse janë dy nga favoritët kryesorë të këtij kompeticioni, mundet që të arrijnë diçka unike në Botëror dhe do të synojnë të bëhen golashënuesit më të mirë të këtij turneu.
Fronin e mban Miroslav Klose me 16 gola të realizuar.
Në moshën 38-vjeçare ky do të jetë Botërori i fundit për Lionel Messin, që është kampioni i botës në fuqi. A e di që ka përpara shansin e fundit për të arritur këtë rekord.
Kapiteni i Argjentinës numëron 13 gola dhe është vetëm 3 larg Kloses.
Por “Pleshti” nuk është i vetëm, pasi pas tij renditet menjëherë Kilian Mbappe që ka realizuar 12 gola në kampionatet botërore.
Kapiteni i Francës është një tjetër futbollist që vë në rrezik rekordin e gjermanit Klose, teksa përveç këtij edicioni mundet që të luajë një tjetër Botëror pasi është vetëm 27-vjeç.
/tvklan.al












Botërori 2026 
