Raportim Live

Argjentinë-Austri, pjesa e dytë

Mbyllet sfida!

94’- GOOOOOOL ARGJENTINA 2-0! Lionel Messi i vë vulën ndeshjes ndaj Austrisë. Julian Alvarez ndalet nga portieri, ndërsa në vazhdim të aksionit, Messi ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Akordohen 5 minuta shtesë.

86’- Nico Gonzalez shpërdoron një rast të mirë për Austrinë. Sulmuesi rrëmbeu një top në zonë, por gjuajtja me të djathtën, ndalet që në nisje.

81’- Zëvendësime tek Argjentina. Largohen De Paul dhe Medina, në vendin e tyre futen Paredes dhe Tagliafico.

76’- Momente tensioni në fushë. Medina dhe Laimer përplasen mes tyre dhe ndëshkohen me kartontë të verdhë.

73’- Rast i artë shënimi për Argjentinën. Messi kroson nga goditja e këndit, ndërsa Nico Gonzalez gjuan me kokë. Topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

65’- Gjuajtje e Messit me të majtën, devijohet nga portieri. Arbitri nuk e sheh dhe jep rivënie fundore.

61’- Aksion i rrjedhshëm i Argjentinës, në fund provon Enzo Fernandez, por topi përplaset në trupin e Danso.

55’- Pranë golit të barazimit Austria. Sabitzer provon me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por grushton Emiljano Martinez.

50’- Lionel Messi shfaqet i vetëm me portierin, por nuk shënon dot. Aksioni është i parregullt, për pozicion jashtë loje.

45′- Starton pjesa e dytë.

Argjentinë-Austri, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45′- Akordohen 7 minuta shtesë.  

38’- GOOOOOL ARGJENTINA 1-0! Nuk mund të mungonte Lionel Messi. Sulmuesi shënon një gol të bukur në hyrje të zonës dhe futet në histori. Messi është aktualisht golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit.

32’- Aksion model nga Argjentina. Portieri ndal tentativën e parë, ndërsa Messi provon nga topi i kthyer, por e ndal gjuajtjen mbrojtësi Alaba.

19’- Argjentina i afrohet sërish avantazhit. Lionel Messi shfaqet përballë portës, Alaba në tentativë për të larguar rrezikon autogolin, por ndalet nga portieri.

17’- Austria hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Një top në zonë nuk shfrytëzohet si duhet.

9’- Lionel Messi humb penalltinë. Gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë, ngjitur me shtyllën e majtë.  

7’- Akordohet penallti për Argjentinën, të cilën e merr përsipër Lionel Messi.

6’- Rasti kontrollohet në VAR dhe thërritet arbitri të rishikojë rastin.

4’- Pretendime për penallti tek Argjentina. Ndërhyrje ndaj Lautaros në zonën e Austrisë, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

2’- Menjëherë në sulm Argjentina. Provon Almada nga e majta, por topi prek rrjetën e jashtme.  

0′- Starton sfida.

download app

FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina: E. Martinez, Medina, L. Martinez, Romero, Molina, Almada, Fernandez, Mac Allister, De Paul, Lautaro Martinez, Messi.

Austria: Schlager, Laimer, Alaba, Danso, Posch, X. Schlager, Seiwald, Schmid, Wanner, Sabitzer, Gregoritsch.

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton dhe siguron kualifikimin