Belgjikë-Iran, pjesa e dytë
Mbyllet sfida.
Akordohen 5 minuta shtesë.
87’- I pakalueshëm Beiranvand, i cili ndal sërish një tentativë të De Cuyper.
81’- Ezatolahi gjuan fort nga jashtë zone, pas një gabimi të De Bruyne, por gjen reagimin e Courtois.
67’- Belgjika mbetet me 10 lojtarë. Gafë e Ngoy në kthimin e topit dhe më pas ndal Taremin si lojtari i fundit dhe ndëshkohet me të kuq.
59’- Nuk i besojnë syve te Belgjika. E pabesueshme çfarë ka pritur portieri Beiranvand, i cili ndal gjuajtjen e De Cuyper nga afër.
57’- Tre zëvendësime te Belgjika. Largohen Munier, Raskin dhe Saelemaekers, për t’i lënë vendin Castagne, Vanaken dhe Lukebakio.
53’- Sërish pranë golit Irani me Taremin. Edhe këtë herë, Courois bën një pritje të madhe, për të mbajtur portën e paprekur.
50’- Iluzione goli te Belgjika. Saelemaekers gjuan fort pas një goditje këndi, por topi prek rrjetën e jashtme.
45′- Starton pjesa e dytë.
Belgjikë-Iran, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
Akordohen 8 minuta shtesë.
44’- De Cuyper i afrohet golit, por ndalet nga portieri Beiranvand.
37’- Lukaku provon me kokë, pas një krosimi nga Trossard. Gjuajtja shkon mbi portë.
26′- Anulohet goli i Iranit. VAR thotë se ka pozicion jashtë loje.
25’- Shënon Irani. Aksion model nga goditja e dënimit nga iranianët dhe Taremi finalizon me një gjuajtje të shkëlqyer, e cila mposht portierin Courtois.
22’- Pranë golit të avantazhit Belgjika. Tielemans gjuan me të djathtën, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit, i cili e dërgon topin në këndore.
14’- Courtois bën heroin për Belgjikën. Portieri bën një pritje të shkëlqyer, pas gjuajtjes së Kanaani në zonë.

9’- Mundësi e artë shënimi për Belgjikën. De Bruyne ndalet nga një mbrojtjes te gjuajtja e tij, ndërsa Meunier tenton por ndalet nga portieri.
8’- De Bruyne futet në zonë dhe lëshon një gjuajtje, e cila nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
2’- Ndëshkohet me karton të verdhë Lukaku, për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit iranian, në tentativë për të gjuajtur topin.

0′- Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE

Belgjika: Courtois, De Cuyper, Mechele, Ngoy, Meunier, Tielemans, Raskin, Trossard, De Bruyne, Saelemaekers, Lukaku.
Irani: Beiranvand, Hajsafi, Nemati, Khalilzadeh, Kanaani, Hardani, Rezaeian, Ghoddos, Ezatolahi, Mohebi, Taremi.
Portierët bëhen protagonistë, Irani ndal Belgjikën













Botërori 2026 