Raportim Live

Argjentinë-Egjipt, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

92’- GOOOOOL ARGJENTINA 3-2! Festë e çmendur në stadium. Enzo Fernandez përmbys rezultatin dhe i jep avantazhin Argjentinës.

Akordohen 7 minuta shtesë.

84’- GOOOOOL ARGJENTINA 2-2! Lionel Messi rikthen baraspeshën, me një gjuajtje të shkëlqyer, i ndihmuar edhe nga tranversa.

79’- GOOOOOL ARGJENTINA 1-2! Christian Romero rihap sfidën, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë nga Messi.

67’- GOOOOOOL EGJIPTI 0-2! “Faraonët” janë të pandalshëm. Shënon sërish Ziko, pas asistit të marrë nga Hassan. Këtë herë nuk mund të anulohet.

60’- Arbitri thërritet nga VAR dhe anulon golin. Festa kalon tek Argjentina.

58’- Kundërsulm vrastar nga faraonët. Salah asiston në zonë dhe Ziko nuk gabon, duke dyfishuar shifrat.  

50’- Messi merr një top në zonë, por nuk arrin të krijojë rrezik pasi ndalet nga mbrojtësi Rabia. 

47’- Gjuajtje e fortë nga De Paul nga jashtë zone, por shkon në duart e portierit pa shumë probleme.

45′- Starton pjesa e dytë e takimit.

Argjentinë-Egjipt, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45’- Akordohen 5 minuta shtesë.

38’- Portieri i Egjiptit i mahnit të gjithë! Shobeir bën një pritje spektakolare ndaj Julian Alvarez, për t’i mohuar golin e barazimit.

31’- Pranë golit Argjentina. Messi provon nga goditja e dënimit, por topi përplaset në shtyllë dhe shkon jashtë.

28’- Mundësi e artë shënimi për Argjentinën. Tentativa e McAllister ndalet nga portieri egjiptian.

21’- E pabesueshme! Lionel Messi humb një tjetër penallti në Botëror. Gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Shobeir.

19’- Penallti për Argjentinën. Tagliafico rrëzohet në zonë dhe arbitri akordon 11 metërsh.

15’- GOOOOOL EGJIPTI 0-1! Shpërthen festa e afrikanëve. Ibrahim shfrytëzon një krosim në zonë dhe zhbllokon takimin, duke ndëshkuar kampionët në fuqi.

9’- Rast i mirë për Argjentinën. Enzo Fernandez nuk shënon dot, por akordohet pozicion jashtë loje.

7’- Agresivë egjiptianët në këto minuta. Hidhen në sulm, por mungojnë rastet e rrezikshme.

3’- Siç edhe pritej, Argjentina ka marrë kontrollin e lojës që në fillim në kërkim të avantazhit.  

0′- Starton sfida. Luhet për kualifikimin.

download app

FORMACIONET ZYRTARE

Nga 0-2 në 3-2! Argjentina kualifikohet pas përmbysjes së çmendur ndaj Egjiptit