Dëshmia e familjarëve të Remzi Hoxhës në gjykatë, kërkojnë varrin e Remziut - (25 Korrik 2008)
Korrik 25, 2008
Dëshmia e dy familjarëve të shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në sallën e gjyqit, ka vënë në pozitë gjyqtarë dhe të pandehur. E papritur për ta ka qenë kërkesa jo e zakonshme, duam kockat dhe një varr ku ta qajmë. Të interesuar për tre të pandehurit që janë vënë nën akuzën e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së familjarit të tyre, dëshmitarët kanë përmendur edhe emra të tjerë konkret. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i tatimeve dhe Ilir Kumbaro, personi që gjendet i shtruar në spital në kushte të rënda shëndetësore, janë...