Veliaj: Ata që djegin goma, 8 muaj që nuk paguajnë taksat
Qershor 10, 2024
Ata që djegin goma para bashkisë, kanë 8 muaj pa paguar taksa. Me këtë deklaratë, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur opozitës në protestën e 11 përpara bashkisë. “Shikoj ata që djegin goma dhe kanë tetë muaj që nuk e paguajnë ujin, dritat dhe taksat, por shikoj edhe familjet modeste në Zall Bastar që nuk lënë një ditë pa i paguar, aq sa është kontributi, sepse kështu funksionon, secili duhet të kontribuojë dhe pastaj, me këtë kontribut, bashkia duhet ta shpërndajë, që të ketë mirëqenie kudo. Të ulërasësh me të madhe dhe të thuash poshtë taksat, ndërkohë që taksat janë modeste dhe...