“Vëllain e të afërmit i vrau një minë, babai u sëmur me kancer”, tragjeditë që goditën familjen nga Kosova
Qershor 9, 2024
Me përfundimin e luftës, familja e Enverit u kthye në Kosovë për të rindërtuar fshatin. Në Shqipëri kishin lënë një pjesë të zemrës te një familje në Librazhd që i mirëpriti e iu gjend pranë me gjithçka mundi. Enveri, ushtari i UÇK-së që ka ardhur sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, thotë se nevoja më urgjente ishte të rindërtonin fshatin. Përgjatë këtyre viteve e deri më sot, pavarësisht mirënjohjes së madhe për familjen Shkurti, nuk kanë mundur dot të takohen. Enver: Më 21 tetor 1999 neve na ndodhi një tragjedi. Vëllai jonë i vogël që kishte qenë refugjat...