Thomas Markle, babai 82-vjeçar i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, u arrestua nga FBI-ja në Florida nën akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. Ky lajm ka pushtuar faqet e para të gazetave në Mbretërinë e Bashkuar dhe botë.

Thomas Markle u arrestua nga agjentët federalë në qendrën e kujdesit për të moshuarit në Lakeland, Florida, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar (SHBA, Meksikë dhe Filipine). FBI-ja sekuestroi dhjetëra materiale të paligjshme nga magazinat e tij në zonën e Los Anxhelosit, pas raportimeve të bëra nga djali i tij, Thomas Jr.

Ai u lirua në arrest shtëpie me monitorim elektronik dhe i ka mohuar akuzat. Por ai rrezikon deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor. Marrëdhënia e Meghan me të atin ka qenë e ndërprerë që para martesës së saj në vitin 2018. Edhe pse çifti nuk ka bërë një deklaratë të re publike pas arrestimit, Meghan është shprehur më parë thellësisht e tronditur nga pretendimet, duke vënë theksin te mbrojtja e fëmijëve.

Klan News

/tvklan.al