Policia suedeze ka arrestuar një adoleshent pas vrasjes së tre personave dhe plagosjes së disa të tjerëve në qytetin e Uppsalës.
Raportohet se autori i të shtënave ishte arratisur me një skuter pas sulmit. Autoritetet kanë konfirmuar se personi i arrestuar për krimin është nën moshën 18 vjeç. Të tre viktimat ishin të moshës midis 15 dhe 20 vjeç, ku njëri prej tyre ishte i njohur për policinë.
Mediat suedeze raportojnë se një pistë që po hetohet është që ngjarja të ketë lidhje me bandat kriminale.
Incidenti ndodhi para nisjes së festivalit të pranverës të këtij qyteti, që mbledh njerëz të shumtë.
Klan News