kanabis

Policia e Beratit ka shkatërruar një grup që merrej me kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike në këtë qark. 4 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar 19 kilogramë kanabis në një magazinë në fshatin Provonik.

Në prangat e bluve ranë shtetasit Artur Zotkaj 46 vjeç, Destared Allko 23 vjeç, Kreshnik Hasenbelli 24 vjeç dhe Abedin Nurellai, 38 vjeç. Dyshohet se drejtues i këtij grupi është 46 – vjeçari Zotkaj i cili është vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan Adratik Zotkaj.

Finalizimi i operacionit të koduar “Provinik” erdhi pas disa muajsh hetim në bashkëpunim me prokurorinë. Artur Zotkaj kishte në pronësi disa magazina në fshatin Provonik të cilat përdoreshin për grumbullimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Mbi katër personat e arrestuar janë ngritur akuzat e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, kjo e kryer në bashkëpunim.

Tv Klan