Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e Emiljano Ninës. 31-vjeçari, një emër i njohur për forcat e rendit, u vu në pranga nga forcat “Shqiponja” në zonën e Alliasit.
Ai u kap së bashku me një 21-vjeçar, të cilit iu gjet një pistoletë me vete. 21-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa Nina për moskallëzim të krimit.
Emiljano Nina njihet si person i afërt i Ervis Martinajt, i cili prej disa vitesh rezulton i zhdukur.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
