Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Armëmbajtje Pa Leje

Vrasja në Laç, identifikohet e shpallet në kërkim autori

Policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së ndodhur dje në mbrëmje në qytetin e Laçit. Sipas njoftimit të policisë, autori i vrasjes së Ilir Likës është Emiljan Suti, i cili njihet edhe me emrin Artur Suti. Ai është shpallur në kërkim policor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të ditës së djeshme, ku...

Korrik 10, 2026

Arrestohet nga policia në Tiranë Emiljano Nina

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e Emiljano Ninës. 31-vjeçari, një emër i njohur për forcat e rendit, u vu në pranga nga forcat “Shqiponja” në zonën e Alliasit. Ai u kap së bashku me një 21-vjeçar, të cilit iu gjet një pistoletë me vete. 21-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa Nina për moskallëzim të...

Qershor 30, 2026

“Nuk na informuan as ne, as komisariatin”, Drejtoria e Burgjeve rreshton masat drastike pas arratisjes së Ndocit

Burgu i Durrësit nuk njoftoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe as Komisariatin e Policisë së këtij qyteti për vizitën mjekësore të Altin Ndocit. Po ashtu, gjatë shoqërimit të tij nuk u respektuan procedurat standarde të parashikuara në rastet e shoqërimit të një të burgosuri. Ky është konkluzioni i verifikimeve paraprake të kryera nga Drejtoria...

Janar 14, 2026

Zbardhet pas 10 muajsh vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër

Dy persona u vunë në pranga si autorë të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, në shkurt të këtij viti, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Ata janë identifikuar nga autoritetet si K.L., 20 vjeç, nga fshati Mllug, dhe V.K., 43 vjeç, nga fshati Hot i Ri. Policia tha përmes një njoftimi zyrtar...

Dhjetor 21, 2025

Vrasja e gjyqtarit, prokuroria zyrtarizon akuzat për të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës zyrtarizon akuzat për të cilat janë vënë nën arrest Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i administratës së Gjykatës së Përgjithshme të Apelit, Banush Koxhaj, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjykimit. Xhaxha e nip akuzohen për vrasje të funksionarit publik, vrasje...

Tetor 8, 2025

Të shtëna me armë për motive të dobëta, në pranga dajë e nip në Kukës

Një 47-vjeçar u arrestua në Kukës për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet se mbrëmjen e 5 shtatorit qëlloi me armë zjarri një person, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa autori i dyshuar ishte identifikuar menjëherë pas ngjarjes, por kishte mundur...

Shtator 17, 2025

Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajroviç

Do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Denis Bajroviç. Në shkurt të një viti më parë, ai u vu në pranga në Abu Dabi në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Denis Bajroviç konsiderohet nga SPAK si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën...

Korrik 23, 2025
Arme pa leje

Mbante armë në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari në kryeqytet

Një 42-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi mbante në banesë dy armë zjarri pa leje, njëra prej të cilave me municion luftarak. Në pranga ra shtetasi me iniciale R.H., banues në rrugën “Princ Vidi”. Efektivët e Komisariatit Nr.3 kishin marrë informacion se 42-vjeçari mbante në shtëpi armë pa leje. Gjatë kontrollit të banesës,...

Nëntor 30, 2024

Policia e Tiranës arreston mbi 10 persona brenda një jave për armë pa leje-(17 Mars 2012)

Brenda një jave, policia e Tiranës arreston mbi dhjetë persona për armëmbajtje pa leje. Pjesa më e madhe prej tyre në momentet e arrestimit ndodheshin në vende publike si bare dhe lokale. Është kjo statistika më e fundit që Drejtoria e Policisë Tiranë ka bërë publike pas një plani të ri masash që kjo drejtori...

Mars 17, 2012

Policia e Shtetit zbulon dhe arreston vrasjen e kambistit në Durrës-(10 Maj 2009)

Policia e Durrësit ka zbuluar brenda një kohe rekord autorët e vrasjes së kambistit, Agush Hyzoti. 45-vjeçari u ekzekutua pasditen e djeshme me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Sot policia ka ndaluar tre persona, të cilët kanë pranuar autorësinë e kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për Luiz Vangjelin, 26 vjeç nga Durrësi e...

Maj 10, 2009