23 nëntor 2026 – Kina dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar kryesisht bisedimet për të zgjeruar marrëveshjen e tyre të tregtisë së lirë. Angazhimet e reja do të mbulojnë argëtimin, turizmin dhe shërbimet financiare.
Njoftimi erdhi që javën e shkuar gjatë bisedimeve mes Presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping, bisedime që u mbajtën në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik, Azi-Paqësor, në Shenzhen.
“Detajet teknike, përkthimet dhe shqyrtimet ligjore duhet të përfundojnë përpara se marrëveshja e zgjeruar të nënshkruhet zyrtarisht”, tha ministria e tregtisë së Kinës.
Ndërkohë që shteti kinez ka rënë dakord t’i trajtojë bizneset e filmave dhe video-lojërave nga Koreja e Jugut, njësoj si kompanitë nga vendet e tjera. Gjithashtu është bërë edhe një pretim, që të mos diskriminohen filmat dhe lojërat online koreane.
Kjo marrëveshje do të kishte shumë benefite, pasi do të zgjeronte edhe marrëveshjet e prodhimit të përbashkët përtej filmave, duke përfshirë dramat televizive, animacionin, programet argëtuese dhe dokumentarët.
Megjithatë, filmave do t’u duhet të kalojnë ende në procesin e shqyrtimit të përmbajtjes në Kinë. Ky shqyrtim i filmave do të bëhet para se ato të shfaqen në kinematë e vendit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
