Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim në Liban këtë të premte, pasi një përshkallëzim i luftimeve atje rrezikoi edhe armëpushimin SHBA-Iran.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se armëpushimi do të hynte në fuqi këtë pasdite në orën 16 sipas orës lokale.
Marrëveshja vjen disa orë pas njoftimit për shtyrjen e raundit të ri të bisedimeve direkte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i planifikuar për t’u mbajtur në Zvicer.
Në takimin teknik, që do të ishte i pari pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, pritej të merrte pjesë zëvendëspresidenti amerikan Xhejms Dejvid Vans, për të diskutuar hapat e parë pas firmosjes elektronike të marrëveshjes me 14 pika që synon t’i japë fund luftës.
Sipas mediave, vendimi për anulimin e udhëtimit erdhi për shkak të luftimeve të izraelit në Liban, pikërisht në momentin kur Vance, si kryesues i delegacionit amerikan po bëhej gati për t’u nisur drejt aeroportit.
Shtëpia e Bardhë u mjaftua me deklaratën se logjistika nuk ishte e thjeshtë dhe e parashikueshme, duke theksuar se planet nuk ishin finalizuar ende. Vetëm në orët e para të kësaj të premte u raportua se sulmet izraelite kishin vrarë 18 persona.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
