Mikel Merino pritet të jetë afrimi i radhës tek Arsenali. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen me Real Sociedad, për transferimin e mesfushorit.

Futbollisti spanjoll do të vazhdojë karrierën në Premier League, si një dëshirë e madhe e trajnerit Mikel Arteta tek Arsenali.

“Topçinjtë” do të paguajnë 37 milionë euro në arkat e Real Sociedad, ndërsa Merino do të firmosë kontratën për katër sezonet e ardhshme.

Merino, muajin e kaluar u shpall kampion Europe me fanellën e Spanjës në Gjermani.

Për 28-vjeccarin kjo nuk do të jetë aventura e parë në Angli, pasi deri në vitin 2018 ka qenë pjesë e skuadrës së Newcastle. /tvklan.al