Aventura e Mikel Merino tek Arsenali ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Mesfushori pësoi një dëmtim në stërvitje me “topçinjtë” dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij.
Spanjolli ka pësuar një frakturë në shpatull dhe sipas informacioneve të fundit, do të mungojë për dy muaj.
Merino pritet të rikthehet në fushë, në fund të muajit tetor, ose në fillim të muajit nëntor.
I pafat 28-vjeçari spanjoll, i cili u bashkua me Arsenalin në merkaton e verës, nga Real Sociedad, për 32 milionë euro.
Merino ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2028 dhe është ende në pritje të debutimin me skuadrën e Artetës. /tvklan.al