Dolly Parton kishte zgjedhur ta mbante betejën me kancerin larg vëmendjes publike edhe nga shumica e familjarëve të saj gjatë periudhës së fundit të jetës. Arsyeja, sipas motrës së saj, Stella Parton, ishte sepse këngëtarja nuk donte që njerëzit e saj të dashur të shqetësoheshin.
Në një intervistë për emisionin “CBS Mornings”, të dhënë më 9 shtator, Stella foli për vendimin e motrës së saj për të mos i bërë publike problemet shëndetësore me të cilat po përballej.
Sipas saj, Dolly nuk dëshironte që sëmundja e saj të sillte trishtim apo shqetësim te njerëzit përreth.
“Dolly nuk mund t’i përballonte situatat negative dhe nuk donte që fansat e saj të shqetësoheshin. Gjithashtu, nuk donte që shumë prej familjarëve të saj të shqetësoheshin. Disa prej nesh e dinim, veçanërisht ata që ishim më pranë saj”, rrëfeu e motra.
Ajo shtoi se motra e saj nuk donte t’i shihte njerëzit të mërzitur dhe se besonte se Dolly Parton do të ishte jashtëzakonisht e lumtur nga dashuria dhe mbështetja që publiku i ka treguar pas ndarjes së saj nga jeta.
“Ajo do të ishte vërtet e lumtur dhe e emocionuar që njerëzit i kanë treguar kaq shumë dashuri, sepse e dinte se kjo do të na bënte të ndiheshim më mirë si familje”, u shpreh Stella.
Dolly Parton u nda nga jeta më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare. Deri tani, nuk janë bërë të ditura shumë detaje rreth betejës së saj me kancerin.
Pak orë pas vdekjes së këngëtares, përfaqësuesi i saj, Marcel Pariseau, konfirmoi për CNN se ajo e përballoi me guxim një betejë të shkurtër me kancerin. Sipas deklaratës së tij, Dolly Parton ndërroi jetë në Qendrën e Kancerit Vanderbilt-Ingram, e rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e saj më të dashur.
Për yllin e muzikës country, privatësia kishte qenë gjithmonë e rëndësishme. Edhe në momentet më të vështira të jetës, ajo zgjodhi të mbronte njerëzit e saj të afërt nga shqetësimi, duke e përballuar betejën larg syve të publikut.
/tvklan.al












Botërori 2026 
