Kristjan Asllani pritet të vazhdojë karrierën te Al-Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se mes klubeve është arritur akordi. Mesfushori shqiptar i Interit do t’i bashkohet fillimisht klubit nga Lindja e Mesme përmes formulës së huazimit.
Për këtë lëvizje, Al-Jazira do të paguajë menjëherë 2 milionë euro në arkat e kampionëve të Serie A. Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë blerjeje prej 6.5 milionë eurosh që bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte.
Vetë futbollisti elbasanas i ka hapur derën këtij transferimi dhe palët po diskutojnë detajet e fundit. Ndërkohë, kushtet personale dhe paga e lojtarit mbeten ende për t’u zbuluar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
