Mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është duke shkëlqyer në këtë Ligë Kombesh.

Në 4 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kompeticion, 24-vjeçari ka regjistruar statistika shumë pozitive, të cilat e rendisin atë mes futbollistëve me rendimentin më pozitiv në të gjitha ligat.

Me 3 gola të realizuar dhe 1 asist, mesfushori kuqezi është në top 10 mes yjeve të Europës.

Asllani ka qenë protagonist në të gjitha ndeshjet e luajtura nga Kombëtarja, mbi të gjitha ndaj San Marinos që solli fitoren me dopietën e tij.

Këto performanca kanë bërë që ai të ketë notën mesatare 8.1 po aq sa Lamine Yamal dhe të renditet i pesti në të gjithë Europën.

Numri 8 i kuqezinjve është një nga 5 lojtarët që në këtë Ligë Kombesh është vlerësuar me notën 10 absolute nga “Sofascore” bashkë me Olise, Kane, Bellingham dhe Valta.

Por statistikat nuk përfundojnë këtu, pasi Asllani është mes më të mirëve edhe për pasime kyçe për ndeshje dhe topa të gjatë të saktë.

Sigurisht që në krahasimin me lojtarët e tjerë duhet llogaritur edhe fakti që Shqipëria është në Ligën C dhe ka ndeshje më të lehta, por statistikat konfirmojnë një rritje të dukshme të mesfushorit kuqezi.

/tvklan.al