Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati në Rinas ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos një 40-vjeçar, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri).

Ky i fundit, sipas asaj që raporton Klan News, është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas të dhënave të para, Shaljani dhe Gilmando Dani ishin kthyer ditën e sotme nga jashtë shtetit. Ata kishin ikur nga vendi më datë 7 nëntor dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte shoferi i makinës tip “Benz”. Shaljani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

/tvklan.al