Nga atentati i së enjtes në Tiranë mbetën të plagosur katër persona, mes të cilëve dy vëllezër të mitur.
Klan News raporton se dy vëllezërit e plagosur 17-vjeçari dhe 11-vjeçari janë nisur jashtë vendit për të vijuar terapinë mjekësore. Më konkretisht ata do vijojnë të mjekohen në Itali.
Kjo erdhi me kërkesë të prindërve pas komunikimit me mjekët. Sipas burimeve nga spitali, 11-vjeçari paraqitej në një gjendje më të rëndë.
Kujtojmë se ngjarja e një nate më parë mbetet ende pa autor. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur edhe një 19-vjeçar dhe një 34-vjeçar që ishte në drejtimin e mjetit./tvklan.al