Tirana është zgjuar e heshtur, e lodhur pa njerëz, pa makina, pa kafe dhe dyqane. Oraret e para të mëngjesit kanë gjetur në punë punonjësit e bashkisë të cilët janë mundur që shpejt e shpejt të fshijnë gjurmët që ka lënë festimi i ndërrimit të viteve.

Vëzhgimit tonë nuk i shpëton asgjë, as qepenat e mbyllura të kafeve, dyqaneve pse jo dhe ato të farmacive, por jo të gjithë kanë preferuar të punojnë në 1 janar 2009. Dikush ka preferuar të hapë lokalin e tij dhe të ofrojë kafenë e parë për klientët e përhershëm.

Ndërrimi i viteve duke se ka lënë dhe gjurmë të tjera të cilat sigurisht që kanë nevojë për një pastrim të rrugëve, më të frekuentuara të kryeqytetit pas xhirove të mëdha dhe kontove të çmimeve të kripura edhe ata kanë vendosur të pushojnë, por jo për shumë, për ta rinisur aty ku e kanë lënë.

Në sheshin qendror e vetmja gjë që na kujton se jemi ende në atmosferë feste janë parku i lojërave dhe zbukurimet ende të ngrira nga i ftohti në vargje telash. Sot sheshi ka vendosur të pushojë për tu rikthyer disa orë më vonë në një pistë kalimtarësh dhe automjetesh që kërkojnë ende të festojnë ditët e pa atë një viti të ri./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Metlin Kepi