“Autostrada blu” na kushton 2.2 mld Euro

“Autostrada blu” na kushton 2.2 mld Euro

15:40 18/04/2019

Gjurma përfundimtare e pjesës së korridorit Adriatiko – Jonian u miratua një ditë më parë në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në një intervistë për televizionin Klan, drejtorja e këtij autoriteti, Sonila Qato, sqaron se rëndësia e këtij segmenti është mjaft i madh pasi bashkon pjesë të rëndësishme të Italisë veriore me Europën qëndrore dhe Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë. I gjithë korridori është 1550 kilometra.

Në Shqipëri do të kalojnë 300 kilometra të autostradës së kategorisë A, e përshtatur me standardet e Bashkimit Europian. Pikënisja e saj do të jetë Murriqani, duke vazhduar për hapjen e një traseje të re deri në Bushat e më pas në Lezhë. Nga Miloti deri në Balldren, qeveria ka dhënë një pjesë të ndërtimit të korridorit në partneritet me privatin. Autostrada do të lidhet më pas me Thumanën, Kasharin, Rrogozhinën, Fierin, Levanin dhe by pass-in e Gjirokastrës. Për këtë segement ka nisur dhe puna për të ndërtuar projektin.

Fatura në total për 300 kilometrat shqiptare kap shifrën e 2.2 miliardë Eurove.

Segmenti i fundit, që është Levan – Poçem – Memaliaj, mendohet që të fillojë në vitin 2028. Këtu autoritetet vlerësojnë dhe vëshitrësitë më të mëdha teknike për shkak të rrëshqitjeve në rrugë. Autostrada e plotë përmban një numër të kosiderueshëm urash, tunelesh dhe vepra të tjera arti në infrastrukturën rrugore.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi