Këtë fundjavë, qielli i Gjirokastrës u pushtua nga avionët sportivë. Aerodromi turistiko-sportiv i qytetit të gurtë mirëpriti 12 mjete fluturuese, 10 prej tyre nga Italia, ndërsa dy të tjerë mbërritën nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Përmes fluturimeve direkte, rreth 30 turistë mbërritën në Gjirokastër, duke dëshmuar potencialin që ka turizmi ajror për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe të gjithë jugut të Shqipërisë.
Pilotët pjesëmarrës në aktivitet e cilësojnë këtë qytet si një destinacion me mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit përmes aviacionit sportiv.
Edhe për pilotët nga Maqedonia e Veriut, kushtet e aerodromit dhe bukuritë e Gjirokastrës krijojnë mundësi për rritjen e fluturimeve turistike.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim mes Aero Club Brindisi, Bashkisë Gjirokastër, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Federatës së Aeronautikës Shqiptare.
Aerodromi turistiko-sportiv i qytetit të ngurtë po shndërrohet kështu në një pikë të rëndësishme për aktivitetet e sporteve të ajrit, por edhe në një tjetër mundësi për të afruar turistë të huaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 