Është e rrallë që të shikosh një grua duke rregulluar orë.
Është pasioni i Liljana Gjergjit që nuk ndalet pavarësisht dekadave në këtë zanat.
E gjen çdo ditë në këtë vend duke rregulluar orë të ndryshme. Punën e vijon me të njëjtën dëshirë si 59 vjet më parë kur e nisi zanatin që i dedikoi jetën.
Na tregon se nuk e ka të trashëguar por gjithçka nisi nga nevoja për të punuar.
Me kalimin e viteve mësoi më shumë për botën e orëve. E vijoi këtë zanat edhe pas rënies së diktaturës.
Ka pritur qytetarët e Vlorës dhe banorë të fshatrave përreth dhe në pak orë ka rregulluar orët e tyre.
Nuk e ndaloi punën as pas daljes në pension. Orëndreqësja na tregon se gjithçka e realizon lehtë, madje nuk përdor as syze.
Si çdo zanat edhe ndreqja e orëve ka vështirësi. Liljana thotë se rregullimi i merr më shumë kohë te orët e prodhuara së fundmi.
Brezin e ri nuk e sheh të lidhur me një zanat ë tillë. Ka patur dëshirë që këtë profesion t’ia trashëgonte nipërve por diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Liljanës ky zanat i siguron të ardhura shtesë ndaj thotë se do ta vijojë këtë profesion për sa kohë do të ketë mundësi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 