Ky filmim tregon momentet kur një avion mallrash i kompanisë Amazon Air del nga pista gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar të Majemit dhe shpërthen në flakë pasi godet disa automjete të ndodhura aty pranë.
Aksidenti u mori jetën të paktën 5 personave dhe plagosi disa të tjerë, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Disa nga viktimat ishin bllokuar në mjetet e goditura në tokë.
Autoritetet e zjarrfikëseve ndërhynë me mbi 200 trupa për të shuajtur zjarrin masiv.
Shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta, por të dhënat e para tregojnë se në zonë kishte stuhi me erëra të fuqishme. Avioni i tipit Boing 767 ishte nisur nga Porto Riko.
Tragjedia shkaktoi kaos të plotë dhe pezullim të fluturimeve në një nga fundjavat më të ngarkuara të udhëtimeve në Shtetet e Bashkuara.
/tvklan.al












Botërori 2026 