Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kanë kërkuar në Gjykatë riekspertim të pjesshëm të dëmit financiar në fabrikën e demontimit në Gërdec. Gjatë sancës që zgjati rreth 3 orë, avokati Henrik Ligori ka kontestuar raportin e ekspertëve të pavarur.
Ai deklaroi se ata e kanë pranuar vetë që nuk janë ekspertë, por specialist. Sipas Ligorit, ekspertët nuk kanë marrë në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre dhe se, procesi i demontimit nuk nisi dhe mbaroi në Gërdec.
Avokati deklaroi se dokumentet që ekspertët kanë marrë në shqyrtim nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme për të përpiluar aktin.
Gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me kërkesën për riekspertim financiar, në seancën e radhës, më 9 Tetor. Ish-ministri Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.
Klan News