Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Fatmir Mediu

Mediu propozon front të përbashkët opozitar

Krijimi i një fronti të përbashkët qytetar-politik kundër qeverisë së Edi Ramës dhe dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këto janë dy prej propozimeve kryesore të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili kërkon që nisma për bashkimin e opozitës të vijë nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, e jo nga...

Nëntor 8, 2026

Mediu: Po zhvendoset vëmendja për të sfumuar skandalin e SHISH

I ftuar në Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Fatmir Mediu komentoi të premten, 2 tetor, zhvillimet e fundit të aktualitetit politik, duke u ndalur edhe te situata e krijuar rreth Shërbimit Informativ të Shtetit. Mediu u shpreh se, sipas tij, gjatë këtyre ditëve ka pasur përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga ajo që e...

Tetor 3, 2026

Berisha takon kongresmenin amerikan Joe Wilson

11 shtator 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin amerikan Joe Wilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit të Kongresit të SHBA-ve. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Sipas Berishës, diskutimet u përqendruan te trafiku i drogës dhe kartelet, korrupsioni qeveritar...

Shtator 11, 2026

Berisha takon ish-zyrtarët e CDU-së dhe OSBE-së: Krimi i organizuar po dikton politikën dhe zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të enjte në një takim Volkmar Klein, ish- deputet i CDU-së, Christoph Waffenschmidt, ish-anëtar i CDU-së dhe ish-Kryetar bashkie i qytetit Waldbröl, si dhe George Tsereteli, ish-President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Gjatë këtij takimi, Berisha shprehu shqetësimin e thellë për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë,...

Maj 28, 2026

“Gërdeci”, Mediu kundërshton provat e SPAK

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi edhe këtë të martë me kundërshtimin e provave me të cilat SPAK thotë se ka mbështetur ngritjen ndaj tij të akuzës së “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e njohur si “Gërdeci”. Për mediat, avokati Ardian Visha, i cili mbron interesat e ish-ministrit në proces, pretendoi se Prokuroria nuk arrin...

Prill 21, 2026

Mediu: Gërdeci nuk ishte përgjegjësia ime

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka qenë këtë të martë në gjykatën e posaçme, ku mori pjesë në seancën e radhës për dosjen “Gërdeci”. Pas përfundimit të seancës, ish-ministri tha se procesi gjyqësor ndaj tij nuk lidhet me tragjedinë e vitit 2008. Ish-ministri i Mbrojtjes është duke u gjykuar për veprën penale të shpërdorimit të...

Prill 7, 2026

Mediu: Procesi ndaj meje është politik

Gjykata e Lartë në një vendimmarrje të saj ka sqaruar se gjyqtari që kontrollon hetimet paraprake nuk mund të bëhet gjyqtar themeli për të dhënë vendim. Ky argument u përdor nga mbrojtësit e ish-ministrit Fatmir Mediu për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes. Kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO. “Gjykata...

Mars 7, 2026

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i ftuar në Klan News të moderatorit Besart Jacaj, komentoi konfliktin në Iran. Ai komentoi pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe rolin që kanë pasur qeveria e Ramës dhe Berishës në këtë proces. Në një intervistë për Klan News, Mediu u shpreh se muxhahedinët u pranuan që në qeverisjen e...

Mars 6, 2026

“Gërdeci”, GJKKO dëgjon kundërshtimet e Mediu për provat

Gjykata e Posaçme dëgjoi këtë të martë kundërshtimet e ish-ministrit Fatmir Mediu ndaj provave të sjella nga SPAK në dosjen e njohur si “Gërdeci”, ku ai po gjykohet për “Shpërdorim detyre”. Mediu tha para gjykatës se Prokuroria nuk arrin të argumentojë lidhjen mes provave të sjella dhe detyrës së tij si ministër. “Ato që përmend...

Shkurt 24, 2026

35-vjetori i themelimit të Partisë Republikane, Mediu thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit

Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe përfaqësues të partive opozitare. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi se partia që ai drejton është ndërtuar mbi vlerat e djathta. “Shqiptarët na besuan qeverisjen e vendit, sot duhet t’i kthejmë shqiptarëve qeverinë e tyre. Shqiptarët...

Janar 18, 2026