Avokati britanik i Erion Veliajt, Benjamin Brandon deklaroi se po përgatitet ankimimi në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Brandon u shpreh se dy ditët e fundit i kanë takuar në ambientet e paraburgimit në Durrës duke punuar për përgatitjen e aplikimit dhe se do të rikthehen në fillim të shtatorit.

“Aspektet kryesore të anikimit janë: mungesa e arsyeshme e masës së sigurisë, pjesa e prezumimit të pafajësisë. Argumentet e gjykatave me të ulta të cilat kanë minuar garantimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, çështja e vonesës së shqyrtimit nga ana gjyësorit të masës së sigurisë, mohimi i të drejtës për të pasur qasje nga përfaqësues të zgjedhur ligjore, mungesa e pjesëmarrjes fiktive të zotit Veliaj në proces”, tha avokati i Veliajt, Benjamin Brandon.

Avokati i Veliajt e cilësoi të papranueshëm arrestimin ndërsa kërkoi lirimin e tij.

“Mendoj se ndalimi i tij është i panevojshëm, jo proporcional, i paligjshëm dhe ai duhet të lirohet menjehrë dhe ti jepet mundësia të vijojë ushtrimin e detyrës për të cilin është zgjedhur”, shtoi ai.

Avokati Plarent Ndreca kërkoi që Gjykata e Lartë duhet menjëherë të trajtojë ato që Gjykata Kushtetuese ka parashtruar, të arsyetohet pse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç “arrestit në burg.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për të rigjykuar çështjen e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Klan News

/tvklan.al