Orges Shehi nuk është më trajner i Ballkanit. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi nga Suhareka, që ka njoftuar ndërprerjen me bashkëpunimit me teknikun shqiptar.

Në fakt ishte një lëvizje që pritej prej kohësh, por sipas klubit, trajneri Shehi u kishte thënë lojtarëve se do të largohej në janar.

“Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.

Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi”, thuhet në njoftim.

Shehi tashmë ka dalë trajner i lirë dhe shihet si opsion i shkëlqyer për klubet e Superiores.

/tvklan.al