Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Orges Shehi

U largua nga Tirana, Shehi merr drejtimin e Prishtinës

Orges Shehi është trajneri i ri i Prishtinës. Pas largimit nga Tirana, tekniku do të drejtojë në Kosovë. Klubi i Prishtinës ka njoftuar emërimin e Shehit, nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen. “Prishtina njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Orges Shehi, i cili do ta drejtojë ekipin tonë nga sezoni...

Qershor 5, 2026

Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë i muajit prill

Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në Superiore nga Drejtoria Teknike e FSHF. Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje. Çmimi “Trajneri...

Maj 1, 2026

Shehi: Për Tiranën janë të gjitha finale

Tirana do të kërkojë pikët e mbijetesës në Superiore këtë fundjavë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Trajneri Orges Shehi e di që ekipit të tij nuk i falen hapa fals nga tani deri në fundin e kampionatit, pavarësisht se kalendari e vë përballë ekipeve që luftojnë për pjesën e sipërme të tabelës, por ka...

Prill 11, 2026

E premtja rikthen Superligën 

Përballje të forta rezervon java e 30-të e Superligës shqiptare. Spikasin duelet për zonën e fundit të renditjes dhe garën për raundin final-four. Pushimet nga kombëtaret kanë mbaruar dhe Superliga shqiptare rikthehet këtë të premte në fushë. Flamurtari-Tirana është padyshim kryesfida e javës së 30-të, me përballjen që ngre siparin me një 90-minutësh që do...

Prill 2, 2026

Tirana i beson “timonin” Orges Shehit

Rreth 2 vite e gjysmë ka zgjatur divorci i Orges Shehit me Tiranën. Palët janë bindur për t’u rikthyer sërish të bashkëpunojnë, në një nga momentet më delikate të bardheblutëve në vitet e fundit. Një rikthim në shtëpi për teknikun e njohur, që zë vendin e Ardian Nuhiut, i cili mbylli me konsensus bashkëpunimin me...

Shkurt 24, 2026

Tirana zyrtarizon Shehin, detajet e kontratës

Tashmë është zyrtare. Tirana ka emëruar në stol Orges Shehin. Pas largimit të Ardian Nuhiut, klubi bardheblu nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar trajnerin e ri. Shehi rikthehet te Tirana, me të cilët fitoi titullin kampion në sezonin 2021-2022, ndërsa me bardheblutë mori edhe një Superkupë. Në njoftimin e klubit, thuhet se palët kanë...

Shkurt 23, 2026

Shehi: Me Poloninë, si të barabartë

Në vitin 2025, Kombëtarja shqiptare arriti një objektiv historik, siç ishte kualifikimi në play-off-in e Botërorit. Për Orges Shehin, puna e bërë deri tani ka qenë e mirë. Në një reagim për TV Klan, ish-portieri kuqezi tregon sekretet e këtij rrugëtimi. “Vit futbollistik i mirë për kombëtaren, janë të konsoliduar njerëzit që janë pjesë përbërëse...

Janar 1, 2026

Ballkani zyrtarizon largimin e Shehit, opsion për Superioren

Orges Shehi nuk është më trajner i Ballkanit. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi nga Suhareka, që ka njoftuar ndërprerjen me bashkëpunimit me teknikun shqiptar. Në fakt ishte një lëvizje që pritej prej kohësh, por sipas klubit, trajneri Shehi u kishte thënë lojtarëve se do të largohej në janar. “Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi...

Nëntor 20, 2025

Ballkani merr Orges Shehin

Aventurë e re në karrierë për Orges Shehin. Tekniku ka firmosur me kampionët e Kosovës, Ballkanin, duke u bindur nga projekti i skuadrës nga Suhareka. Ish-trajneri i Tiranës e Partizanit shihet si gomerdare shpëtimi për objektivat e skuadrës së këtij sezoni. Në njoftimin e klubit, thuhet se Shehi është i zgjedhuri për të dërguar përpara...

Dhjetor 6, 2024

Partizani shkarkon trajnerin Shehi

Orges Shehi nuk është më trajner i Partizanit. Të kuqtë ndreprenë bashkëpunimin me Shehin, i cili mori drejtimin në Janar. Ky vendim vjen pas ndeshjeve të Kupave të Europës, ku Partizani u eliminua në turin e dytë të Konferenc Ligës. Drejtimin e mori drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Tv Klan

Gusht 5, 2024