Asistenca teknike e ofruar ndër vite nga Banka Botërore për Bankën e Shqipërisë, ne fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar, ishte në fokus të takimit të Guvernatorit Sejko me delegacionin e këtij institucioni.

Gjatë takimit Sejko prezantoi panoramën ekonomike dhe financiare të vendit, duke theksuar se indikatorët financiarë mbeten pozitive.

“Ekonomia shqiptare ka vijuar të shfaqë një ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja ekonomike, përmirësimi i treguesve të punësimit dhe të ardhurave, si dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Inflacioni vijon të jetë pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa zhvillimet e kursit të këmbimit dhe kushtet financiare mbeten faktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës monetare”, tha Sejko.

Guvernatori u ndal edhe te projekti i implementimit të “TIPS Clone”, sistemit shqiptar të pagesave të shpejta, projekt i cili ndodhet në fazën intensive dhe përmbyllëse të implementimit dhe synohet që sistemi të jetë operacional në nëntor 2026.

Klan News

/tvklan.al