Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit  duke e lënë atë në 5.25% si rrjedhojë e një klime pozitive ekonomike dhe inflacionit i cili rezulton i pandryshueshëm si në muajin korrik 3.6%.

Ardian Fullani: “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 5.25%. Në opinionin e Këshillit, kushtet monetare aktuale janë përshtatur për përmbushjen e objektivave të inflacionit dhe për vazhdimin e stimulit të aktivitetit ekonomik. Inflacioni vjetor në muajin korrik rezultoi 3.6% duke ndjekur trajektoren rënëse të vënë re gjatë tremujorit të dytë të vitit. Ndonëse në një ambient të jashtëm jo të favorshëm, të karakterizuara nga pasiguri të shtuara nga partnerët tanë tregtarë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe në tremujorit e dytë të vitit 2011. Në mungesë të të dhënave direkte Banka e Shqipërisë gjykon se  rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe është e ngjashme në atë regjistruar në tremujorin paraardhës, duke mbetur kështu nën ritmin potencial të rritjes të ekonomisë shqiptare.”

Në përshkrimin që guvernatori i Bankës së Shqipërisë së bëri situatës financiare bankare dhe asaj ekonomike në vend u duk qartë se trendit në gjithë këta sektorë rezulton pozitiv. Për kreun e Bankës Qendrore nëse vijohen të mbahen të njëjtat nivele stabiliteti ekonomik në Shqipëri do të mbizotërojë pavarësisht krizës globale.

 Ardian Fullani: “Mbajtja nën kontroll e borxhit, mbajtja nën kontroll e deficitit buxhetor, mbajtja nën kontroll e inflacionit, … bankar e stabilitetit financiar duke pasur për bazë hapjen e Shqipërisë, liberalizimin e llogarisë kapitale, llogarisë korente dhe me një kusht fleksibël janë të gjithë prekorativa që Shqipëria të jo vetëm gjenerojë rritjen ekonomike, por të jetë e gatshme për të përballuar sfidën e Evropës së bashkuar.

Guvernatori  Fullani  ka komentuar dhe interesin e gazetarëve mbi një rikandidim të tinin në këtë detyrë.

Ardian Fullani: “Gjithsecili ka dëshirë t’i çojë sfidat e tij deri në fund. Një shprehje madhe e një nga presidentëve më të suksesshëm amerikanë thotë që nuk ka limit në aktivitetin e njeriut, e rëndësishme është që ajo që ai bën shihet si një kontributi shtuar pavarësisë së kujt i shkon benefiti.”

 Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004 dhe mandati i tij përfundon në fund të muajit tetor të këtij viti./tvklan.al