Barazim i çmendur 3-3 mes Romës dhe Juventusit, që lë gjithçka të hapur për zonën Champions në Serinë A.

Në Olimpico ishte mbrëmja e golave spektakolarë, ku fillimisht Uesli kaloi në avantazh kryeqytetasit.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Konseisao që me një të majtë magjike barazoi shifrat.

Festa bardhezi zgjati pak pasi Ndika shënoi sërish për ekipin e Gasperinit dhe pak minuta më vonë Malen e tronditi sërish portën e Perinit për golin e tretë.

Por bardhezinjtë reaguan me forcë dhe shtuan ritmin duke rihapur sfidën me Boga 10 minuta nga fundi.

Këmbëngulja e skuadrës së Spaletit solli edhe golin e barazimit që mbante firmën e Gatit. Ky rezultat e lë Romën në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Juventusi është i gjashti me 47 pikë.

Milani mundi 0-2 Kremonezen në një sfidë që rezultoi e vështirë, pavarësisht rasteve të shumta që patën të dyja skuadrat. Kuqezinjtë ia dolën të shënonin golin e avantazhit vetëm 1 minutë nga fundi i ndeshjes me Pavloviç.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Leao duke e mbajtur diferencën -10 pikë nga Interi, në prag të derbit të Milanos, që luhet këtë fundjavë.

/tvklan.al