Arsenali triumfoi 2-1 në derbin ndaj Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për javën 28-të në Premier League.

Sukses i rëndësishëm për “topçinjtë”, që blindojnë vendin e parë në renditje dhe afrohen me titullin kampion.

Saliba zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, duke i dhënë avantazhin Arsenalit. Blutë arritën të barazojnë shifrat në fundin e pjesës së parë, falë autogolit të Hincapie.

Në fraksionin e dytë, Arsenali u shfaq më kërkues dhe gjeti sërish avantazhin me një tjetër mbrojtës.

Në minutën e 66-të, Timber dyfishoi shifrat për skuadrën e Artetës, që e ruajti këtë avantazh deri në fund.

Me këtë sukses, Arsenali mban vendin e parë me 64 pikë, 5 më shumë se City i vendit të dytë. Chelsea mban vendin e gjashtë me 45 pikë.  

/tvklan.al