Aktori Kastriot Çaushi, analizoi barazimin e Anglisë ndaj Ganës, në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Sipas tij, anglezët vuajtën me lojën në ajër dhe agresive, karakteristika që i kishte edhe kundërshtari.
Me batutë, Çaushi tha se magjistarja ganeze e bërë virale në rrjetet sociale para ndeshjes, i ka bërë magji Harry Kane, referuar rasteve të shpërdoruara nga sulmuesi.
“Gana ishte ekipi kundërshtar më i keq i mundshëm. Anglia luan me topa të lartë dhe me forcë fizike. Gana i ka të dyja këto. Luan me topa të lartë dhe është agresive. Karakteristike për ekipet afrikane. Anglia bëri çfarë është e mundur. Unë e shikoj që me mësimet që mori sot, besoj se do të bëjë më mirë.
Mos vallë ajo magjistrica ia preu këmbët Kane-s. Sonte e besoj më shumë se asnjëherë tjetër. Raste si ajo e Kane, ku e gjuajti mbi portë, vetëm ajo magjistrica ia ka bërë.
Përveç lajmeve të mira, ka dhe lajme të këqija nga Botërori. Franca ka mbetur pa trajner. Deschamps ka humbur nënën dhe është larguar nga SHBA”, deklaroi Çaushi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
