Barcelona vazhdon me ritme të frikshme në La Liga duke koleksionuar fitoren e katërt radhazi, këtë herë me një tjetër goleadë 0-5 përballë Valencias.
Lamin Yamal ngriti siparin e golave me një lëvizje të bukur brenda zonës duke kaluar topin mbi portierin kundërshtar.
Në pjesën e parë festoi edhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes duke konfirmuar dominimin e katalanasve.
Barcelona krijoi raste të shumta, por për golin e tretë duhet të priste minutën e 50-të, kur Rafinha me portën e boshatisur nuk gaboi.
Skuadra e Flik po argëtohej dhe konfirmoi se në këtë sezon kërkon të bëjë histori.
Në listën e goleadorëve e shënoi emrin edhe Pedri, ndërsa Lamin Jamal vulosi përfundimisht rezultatin me shifrat 0-5.
Një fitore që i ngjit katalanasit të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit duke nisur një shkëputje ndaj Realit të Madridit që këtë javë u mund përballë Betisit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
