Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Yamal

Probleme për Yamal, humb sfidën në Champions

Barcelona do të udhëtojë drejt Baku për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sabah pa sulmuesin Lamine Yamal. Klubi katalanas ka konfirmuar se 19-vjeçari do të qëndrojë në Barcelonë për shkak të disa shqetësimeve të lehta në kaviljen e djathtë. Vendimi u mor nga stafi teknik dhe mjekësor, të cilët zgjodhën të mos rrezikojnë gjendjen...

Nëntor 23, 2026

Nations League, Spanja me dy mungesa të rëndësishme

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me dy mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv përpara sfidës ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Luis de la Fuente nuk do të ketë në dispozicion Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal, dy prej lojtarëve kryesorë të përfaqësueses iberike. Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, po vuan...

Nëntor 10, 2026

Yamal thyen rekordin e Mbappe në Champions

Barcelona shënoi një fitore të lehtë 3-0 përballë anglezëve të Aston Villa-s në sfidën e vlefshme për raundin e katërt të fazës së ligës në Champions League. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u rikthye kështu te suksesi në këtë kompeticion, duke lënë pas humbjen 4-2 të pësuar javën e kaluar në transfertën ndaj Paris...

Nëntor 4, 2026

Barcelona luan “tenis” në La Liga

Barcelona është rikthyer te fitorja në mënyrën më bindëse të mundshme, duke mposhtur Alaves me rezultatin e thellë 6-1 në LaLiga. Pas humbjeve zhgënjyese ndaj PSG-së dhe Real Madridit, katalanasit reaguan me një paraqitje spektakolare, duke rimarrë gjithashtu vendin e parë në kampionat. Raphinha dhe Lamine Yamal shkëlqyen, teksa realizuan nga dy gola secili, duke...

Nëntor 1, 2026

Vendoset sot fituesi i “Topit të Artë”

Bota e futbollit do të mësojë sot në mbrëmje mbretin e ri të këtij sporti, kur në orën 21:00 do të kurorëzojë fituesin e “Topit të Artë” 2026. Kurioziteti është i madh për të mësuar pasardhësin e Osman Dembelesë, në një nga edicionet ku është e vështirë të bësh parashikime. Megjithatë 4 janë favoritët kryesorë...

Tetor 26, 2026

Topi i Artë pret verdiktin

Gara për Topin e Artë po hyn në fazën e fundit. Në qendër të vëmendjes janë Lamine Yamal dhe Harry Kane, dy sulmues me profile të ndryshme, por me shifra që i mbajnë në garë për trofeun prestigjioz. Në Sevilje, protagonist ishte sërish Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës udhëhoqi Spanjën në fitoren 4-1 ndaj Kroacisë...

Shtator 30, 2026

Çudia me “Topin e Artë” 2026

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga përfundimi i votimeve, gara për Topin e Artë 2026 është më e nxehtë dhe më e hapur se kurrë. Anjëherë tjetër në vitet e fundit nuk ka ndodhur që trofeu më i lakmuar individual të ketë kaq shumë kandidatë potencialë dhe asnjë favorit absolut për triumfin....

Shtator 15, 2026

Yamal kërkon “Topin e Artë”

Gara për Topin e Artë ka hyrë në një fazë të re, me Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal që kanë shprehur hapur ambiciet e tyre për çmimin individual më prestigjioz në futboll. Në një intervistë për mediat spanjolle, sulmuesi i Barcelonës ka deklaruar se paraqitjet dhe trofetë e fituar gjatë sezonit e bëjnë atë një...

Shtator 14, 2026

Lamine Yamal: Nuk do lutem për “Topin e Artë”

Lamine Yamal beson se ka bërë mjaftueshëm për të fituar këtë vit Topin e Artë. Në konferencën për shtyp para debutimit të Barcelonës në  Ligën e Kampioneve ndaj Feyenoordit, 19-vjeçari foli për objektivat e sezonit, përgjegjësinë si një prej kapitenëve të skuadrës dhe, sigurisht, për garën për çmimin prestigjioz individual. Për Yamal, Liga e Kampioneve...

Shtator 8, 2026

Barcelona është me “5 yje”

Barcelona vazhdon me ritme të frikshme në La Liga duke koleksionuar fitoren e katërt radhazi, këtë herë me një tjetër goleadë 0-5 përballë Valencias. Lamin Yamal ngriti siparin e golave me një lëvizje të bukur brenda zonës duke kaluar topin mbi portierin kundërshtar. Në pjesën e parë festoi edhe Fermin Lopez, i cili shënoi golin...

Shtator 7, 2026