Finalja mes kampionëve të Amerikës së Jugut dhe Europës mund të luhet në stadiumin e Barcelonës.

Është kjo hipoteza e hedhur nga FIFA, që po shikon mundësinë e zhvillimit të “La Finalissima” të famshme për ta organizuar në impiantin “Spotify Camp Nou”.

Fituesit e Spanjës dhe kampionët e Copa America, Argjentina parashikohet të zbresin në fushë në marsin e vitit 2026 për shkak të mbingarkesës së madhe në sezonin e ardhshëm.

Nëse FIFA do të jepte miratimin, do të lejonte Lionel Messin për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e tij shpirtërore për herë të fundit.

Një 90 minutësh që do të shikonte në fushë dy yje të futbollit botëror, 37-vjeçarit Messi dhe talentit të së ardhmes, Lamine Yamal që zhvilloi një Europian fenomenal në Gjermani.

Stadiumi ‘Camp Nou” iu nënshtrua konstruksionit për të organizuar ngjarje të rëndësishme përveç ndeshjeve të futbollit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i zgjedhur nga FIFA, që kushtëzohet paksa nga fakti që Spanja do të luante si vendase në stadiumin e Barcelonës.

Kandidatura të forta për të pritur kampionët e padiskutueshëm të Botës qëndrojnë edhe ‘Wembley’ impiant që priti finalen e vitit 2023 mes Argjentinës dhe Italisë, ndërsa nuk përjashtohet edhe pista që e dërgon këtë supersfidë në tokën amerikane.

Klan News